Bursat e studentëve ekselentë shtohen mbi 1 miliard lekë! Rritet në 25 mijë lekë bursa për 16 mijë studentë në nevojë

Bursat e studentëve ekselentë shtohen mbi 1 miliard lekë! Rritet në 25 mijë lekë bursa për 16 mijë studentë në nevojë

Studentët në Shqipëri do të marrin më shumë para me anë të bursave. Qeveria ka parashikuar në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm një shtesë prej 1.1 miliardë lekësh për rritjen e bursave për studentët nga familjet në nevojë ndërsa në total fondi për arsimin universitar shkon në 14.2 mld lekë. Fokus do të jetë mbështetja financiare  për studentët  të cilët tashmë do të përfitojnë bursa  që rriten nga 10 mijë në 25 mijë lekë në muaj. Rritjen e mbështetjes financiare duke mbështetur me bursa financiare dhe akomodim parashikohet ta përfitojnë  16,000 studentë në vit, si dhe 700 studentë e doktorantë ekselentë përmes Fondit të Ekselencës. Qeveria ka parashikuar më tepër para edhe për kërkimin shkencor ku janë  dhënë 100 milionë lekë shtesë. Në vëmendje do...