Burgu për jetë! Aldo Bare vijon ‘betejën’, i drejtohet Kushtetueses, kundërshton vendimet e gjykatave

Burgu për jetë! Aldo Bare vijon ‘betejën’, i drejtohet Kushtetueses, kundërshton vendimet e gjykatave

aldo bare TIRANË- Aldo Bare rikthehet në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar për herë të dytë shfuqizimin e vendimeve gjyqësore që lidhen me dënimin e tij. Kërkesa është regjistruar më 11 shtator 2026, ndërsa relator i çështjes është Gent Ibrahimi. Sipas vendimit të siguruar nga WebLajm, Bare kërkon shfuqizimin, si antikushtetuese, të tre vendimeve të dhëna ndaj tij vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë të 31 korrikut 2024, vendimit të Apelit të Posaçëm të 27 dhjetorit 2024 dhe vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të 10 shkurtit 2026. Kërkesa e re vjen ndërsa Bare vijon të vuajë dënimin në burg, pas ekstradimit nga Turqia drejt Shqipërisë. Ai i është drejtuar më parë Gjykatës Kushtetuese edhe në vitin 2017, ndërsa tashmë kërkon...