Buqetë poetike nga Ismail Syla: Kambana në mesditë

Buqetë poetike nga Ismail Syla: Kambana në mesditë

Ju ftojmë ta lexoni një cikël të zgjedhur me poezi nga  Ismail Syla: KAMBANA NË MESDITË Në fshatin e zbrazurkambana bie ende në mesditë. Dhitë ngrenë kokën nga bari.Njëra, me këmbët e përparme mbi mur,vazhdon të përtypëedhe pasi pushon tingulli. Dikur, në atë orë, nga arashihnim nënën të dilte në prage të vinte dorën mbi sypër të dalluar sa ishim rrugës. Sot u ula mbi gurin pranë portësdhe hapa bukën që kisha marrë me vete. Para se ta kafshoja,vura veshin nga kthesa.Gjithmonë ishte dikushqë vinte pak më vonë. DY KULMET PRANË E PRANË Bora zuri mbi kishëdhe mbi stallën përbri. Në kishë, një pikë bintepranë këmbës së statujës.Plaku vuri një legen poshtë sajdhe vazhdoi të fshinte dyshemenë. Në stallë pikonte mbi grazhd.Ai e tërhoqi grazhdin...