Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Bundesliga jep verdiktet finale, surprizat europiane Mainz dhe Frajburg
👁13324
Lajpcig surprizisht mbetet jashtë europe, priten ndëshkime e largime te “Red Bull” Bundesliga zhvilloi këtë pasdite javën e fundit të edicionit 2024/2025. Verdiketet finale erdhën disa javë më parë por sot u përcaktuan përfundimisht vendet e skuadrave që do të garojnë në kompeticionet e UEFA-s. Bajern kampion së bashku me Leverkusen, Frankfurt dhe Dortmund do të marrin pjesë në Champions League. Frajburg i pesti shkon në Europa League ndërsa Mainz 04 në Conference League. Bien nga Bundesliga Bohum dhe Holsten Kiel teksa Heidenheim shkon në play out me të rteën e Bundesligës 2 për biletën e fundit të Bundeligës.