Burimi:
Telesport.al

Buffon: Shoh një Juventus të bashkuar, më parë kishte më tepër vështirësi
👁11698
7 Prill 2025 8:04 Alfred Lleshi “Më duket se djemtë që zbresin në fushë kanë diçka më shumë për t’i thënë njëri-tjetrit dhe për të ndarë mes tyre. Më duket se kanë një lidhje në fushë që i shtyn të gjithë në të njëjtin drejtim”. Kështu u shpreh Gianluigi Buffon, i ftuar në studiot e “Dazn”, duke komentuar paraqitjen e Juventusit në barazimin me Romën (1-1), në kampionat. Ish-portieri i shquar bardhezi vazhdoi: “Më parë i shihja lojtarët e Juves pak më shumë në vështirësi në fushë, nuk kishin një mendim të përbashkët”.