No Image Available

BSH “zbarkon” në Raiffeisen pas kaosit me llogaritë/ Nën lupë mijëra transaksione, çfarë ndodhi me paratë e klientëve?

Skandali me llogaritë e klientëve të Raiffeisen Bank hyn në një fazë të re. Pas denoncimeve masive të qytetarëve për shuma që rezultuan papritur të zbritura nga llogaritë e tyre dhe pas pranimit nga vetë banka se kishte pasur ndryshime të përkohshme në balanca, Banka e Shqipërisë raportohet se ka nisur kontrollin në Raiffeisen. Sipas burimeve të cituara nga Kapitali, inspektorët e Bankës së Shqipërisë ndodhen në bankë dhe po verifikojnë në detaje se çfarë ka ndodhur me sistemin e transaksioneve. Dhe këtu historia bëhet shumë më serioze. Burimet flasin për një anomali gjatë procesimit të transaksioneve të ditës së diel. Dyshimi është se një pjesë e transaksioneve mund të jenë regjistruar dy herë në sistem. Me fjalë të thjeshta: një klient që kishte tërhequr...