BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5% dhe miraton paketën e re për pagesat e menjëhershme
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e zhvilluar më 3 nëntor 2026, vendosi që norma bazë e interesit të mbetet e pandryshuar në nivelin 2.5%. Po ashtu, normat e interesit për depozitën njëditore dhe kredinë njëditore do të mbeten përkatësisht në nivelet 1.5% dhe 3.5%. Përveç vendimmarrjes mbi politikën monetare, banka qendrore miratoi një pako thelbësore rregullative që modernizon infrastrukturën kombëtare të transfertave dhe synon uljen e tarifave për pagesat me kartë. Sistemi i ri IPSA, pagesa në lekë dhe euro brenda 10 sekondave, 24/7 Zhvillimi kryesor rregullativ i miratuar në këtë mbledhje lidhet me funksionimin e sistemit të ri të pagesave të menjëhershme IPSA, si dhe përshtatjen e sistemeve ekzistuese të shlyerjes (AIPS, AIPS EURO dhe AECH). Paketa e re përfshin miratimin...
Burimi:
javanews.al