Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë
👁14084
Në një ekonomi që përballet me sfida të vazhdueshme, pasuria e familjeve mbetet një tregues i rëndësishëm jo vetëm për mirëqenien, por edhe për sigurinë financiare të së ardhmes. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë një realitet të dyfishtë: nga njëra anë, një përqendrim i lartë në pronat e paluajtshme; nga ana tjetër, një ulje në zotërimin e llogarive bankare. Referuar të dhënave rreth 95% e familjeve shqiptare deklarojnë se zotërojnë të paktën një pronë, kryesisht banesa, ndërkohë që 1 në 20 familje nuk ka asnjë pronë në pronësi. Pjesa më e madhe, rreth 93% e...