Bryan Adams feston 67-vjetorin e lindjes
Këngëtari, kantautori dhe muzikanti i njohur kanadez, Bryan Adams, feston sot, më 5 nëntor, 67-vjetorin e lindjes. I lindur më 5 nëntor 1959 në Kingston të Ontarios, Adams është një nga artistët më të suksesshëm të muzikës rock dhe pop-rock në botë. Gjatë karrierës së tij, e cila ka nisur në vitin 1975, ai ka shitur dhjetëra miliona albume dhe këngë, duke u renditur mes artistëve më të shitur të të gjitha kohërave. Famën ndërkombëtare e arriti në vitet ’80, veçanërisht me albumin Cuts Like a Knife (1983), ndërsa suksesi i tij u konsolidua me albumin Reckless (1984), ku përfshihen disa prej hiteve më të njohura të karrierës së tij, si “Summer of ’69”, “Run to You” dhe “Heaven”. Një nga momentet më të rëndësishme...
Burimi:
kultplus.com