Brukseli shqyrton planin e ri/ Shqipëria mund të ulet në tryezën e BE-së para anëtarësimit

Brukseli shqyrton planin e ri/ Shqipëria mund të ulet në tryezën e BE-së para anëtarësimit

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, do të paraqesë të mërkurën në Parlamentin Evropian strategjinë e re për përgatitjen e Bashkimit Evropian për zgjerimin, një ditë pasi dokumenti mori mbështetjen e Kolegjit të Komisionerëve. Kos do të dalë përpara Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) në Strasburg, ku strategjia pritet të diskutohet me eurodeputetët. Dokumenti përcakton pesë drejtimet mbi të cilat Komisioni kërkon të përgatitë BE-në për anëtarët e ardhshëm: ndryshime në vendimmarrje, integrim më të shpejtë të kandidatëve, masa mbrojtëse pas anëtarësimit, përshtatjen e politikave evropiane dhe roadmap-e të posaçme për kandidatët më të avancuar. Shqipëria mes katër vendeve në krye Për Shqipërinë, pika kryesore e strategjisë është vendimi i Komisionit për ta përfshirë atë mes katër kandidatëve në krye të...