BRUKSELI NGRE FRENAT/ FIKET BUTONI, RAMA MBETET PA ÇELESIN E BANKES
Banka e Shqipërisë pritet të ketë një kufizim të ri ligjor sa i takon financimit të qeverisë. Një projektligj i depozituar në Kuvend nga deputetja Milva Ekonomi parashikon ndalimin e financimit dhe kreditimit direkt të qeverisë nga banka qendrore. Ndryshimi lidhet me përafrimin e legjislacionit shqiptar me kërkesat e Bashkimit Evropian dhe, sipas materialit, konsiderohet pjesë e kushteve për mbylljen e Kapitullit 17 të negociatave për integrimin evropian. Një nga ndryshimet kryesore është heqja e mundësisë që qeveria të marrë kredi të përkohshme direkte nga Banka e Shqipërisë për nevoja buxhetore. Në këtë mënyrë, financimi i deficitit duhet të mbështetet te mekanizmat e tregut dhe te politika fiskale e qeverisë. Projektligji parashikon gjithashtu kufizime për blerjen direkte të borxhit të ri të qeverisë në tregun...
Burimi:
ntv.al