Breshëri plumbash ndaj lokalit të shqiptarit në Athinë, plagoset vajza e tij 10-vjeçare! 4 autorët djegin makinën pas sulmit
Të shtëna me armë u regjistruan pak para mesnatës së të premtes ndaj një lokali në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, duke lënë të plagosur një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ndodhej brenda në momentin e sulmit. Sipas informacioneve të mediave greke, ngjarja ndodhi rreth orës 23:50, në rrugën “Agorakritou 32”, kur persona ende të paidentifikuar, që lëviznin me një automjet, kaluan përpara kafenesë “Amora” dhe hapën zjarr në drejtim të fasadës së lokalit. Nga të shtënat mbeti e plagosur në këmbën e majtë, në pjesën e pulpës, vajza 10-vjeçare e pronarit të kafenesë. E mitura u dërgua menjëherë nga nëna e saj në Spitalin e Fëmijëve. Sipas informacioneve paraprake, në automjet ndodheshin katër persona, të cilët qëlluan nga brenda makinës dhe...
Burimi:
argjiroja.net