“Brenda PS-së ka dy parti” / Leka: Njëra e sakrificave, tjetra e shokëve të Ramës! Xhafaj, Braçe dhe Majko nxorën në pah përçarjen
Analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe debatet e nisura, sidomos pas punimeve të Asamblesë Kombëtare, ku Erion Veliaj u shkarkua nga drejtimi politik i Tiranës dhe Elisa Spiropali u la jashtë strukturave të partisë. Ai bëri një krahasim me kohën e Fatos Nanos, ndërsa u shpreh se një zhvillim i tillë nëse do kishte ndodhur gjatë kohës kur ishte kryetar partie, d të sillte diskutime në të gjitha nivelet e partisë, nga baza deri te kryesia. Sipas analistit, qëndrimet e shprehura nga Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe Pandeli Majko tregojnë për ekzistencën e dy rrymave brenda Partisë Socialiste, të cilat ai i cilësoi si dy parti të ndryshme brenda së njëjtës forcë politike. “Fakti që...
Burimi:
javanews.al