Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Braho: Po tentohet të dëmtohet procesi i rinumërimit në KQZ
Ledio Braho, anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka komentuar zhvillimet lidhur me procesin e rinumërimit në qarkun e Tiranës, duke ngritur shqetësimin për tentativa për të diskredituar procesin nga brenda institucionit. “Për aq kohë sa nuk ka pasur një trafikim masiv sa i përket kandidatëve apo subjekteve, besoj se askush nuk mund ta bëjë pis procesin e numërimit. Po flasim për një administrim zgjedhor që është bërë nga KZAZ-të dhe grupet e numërimit. Dhe tani po tentohet, përmes mënyrave të tjera, të bëhet pis procesi i rinumërimit këtu në KQZ, nëpërmjet numëruesve të KQZ-së apo edhe anëtarëve...