Bradashesh, re tymi nga djegia e gomave përgjatë Shkumbinit, alarm për ndotjen e ajrit

Bradashesh, re tymi nga djegia e gomave përgjatë Shkumbinit, alarm për ndotjen e ajrit

Shtëllunga gjigande tymi dhe një vatër zjarri janë raportuar gjatë pasdites së sotme në zonën e Bradasheshit, përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin, duke ngritur shqetësimin e banorëve, sipas të cilëve zona është pushtuar nga ajri i rëndë dhe mbytës. Intensiteti i tymit dhe përhapja e tij në atmosferë kanë shtuar shqetësimet për përmasat e ndotjes dhe pasojat e mundshme për shëndetin e banorëve dhe mjedisin. Deri më tani, dyshohet se kjo situatë ka ardhur si pasojë e djegies së gomave. Megjithatë, nuk ka ende një informacion zyrtar mbi këtë problematikë dhe nëse do të ketë persona përgjegjës që do të vihen përpara drejtësisë.