Braçe kundër hartës së re: Ky projektligj ndryshon jetën e njerëzve, jo kufijtë
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj reformës së re territoriale, duke argumentuar se ndryshimet në organizimin administrativ të vendit duhet të mbështeten te parimet dhe nevojat e qytetarëve, dhe jo te interesat politike. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe u ndal fillimisht te marrëdhënia që ka krijuar ndër vite me banorët e zonave ku ka përfaqësuar si deputet. Ai kujtoi edhe zgjedhjen e tij të parë në Poliçan. “U zgjodha deputet për herë të parë në Poliçan nga njerëz që jo vetëm që më votuan, por më strehuan dhe më mjekuan, kur njerëz që janë ende në këtë sallë më donin të humbur dhe të dështuar”, deklaroi Braçe. Ai tha se për 17 vite ka marrë mbështetjen e...
Burimi:
ntv.al