Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS
Dy deputetë të Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, kanë dalë kundër propozimit për reformën e re territoriale me 46 bashki. Burime për gazetaren e Euronews, Eksiola Shehu, bëjnë me dije se në mbledhjen e grupit parlamentar socialist në fillim të kësaj jave, dy deputetët kanë shfaqur rezerva për propozimin për bashkimin e 15 bashkive. Në fund të mbledhjes së grupit parlamentar socialist, drafti për hartën e re territoriale është hedhur në votim, ndërsa Braçe dhe Sinaj kanë votuar kundër. “Më bën të shkoj drejt votës kundër”, mësohet të ketë thënë, ndër të tjera, Erion Braçe gjatë mbledhjes. Propozimi i Partisë Socialiste parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive. Për miratimin e reformës territoriale në Kuvend...
Burimi:
javanews.al