Botërori për Klube / Boca Juniors barazon me Benfica, jepen edhe dy kartonë të kuq

Botërori për Klube / Boca Juniors barazon me Benfica, jepen edhe dy kartonë të kuq

17 Qershor 2025 7:50 Alfred Lleshi Argjentinasit e Boca Juniors dhe portugezët e Benfica barazuan 2-2 në ndeshjen e tyre të parë në Botërorin për Klube. Ndeshja u zhvillua në “Hard Rock Stadium” të Miamit. Verdheblutë shfrytëzuan minutat e para të lojës për të realizuar dy gola me Merentiel (21′) dhe Battaglia (27′). Në fundin e pjesës së parë, “argjentinasi” Di Maria ngushtoi diferencën me penallti (48′) për Benfica. Goli i barazimit për portugezët u shënua nga një tjetër argjentinas, mbrojtësi me përvojë Otamendi (84′). Vlen të theksohet edhe ndëshkimi me karton të kuq i Belottit në minutën e 72-të...
Burimi: Telesport.al