Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Botërori i Klubeve/ Juventus-Manchester City, finalja e grupit për vendin e parë, sfida vendimtare për shortin e 1/8
Pas dy fitoreve bindëse kundër Al-Ain dhe Kazablankës, Juventusi i Igor Tudor është gati për sfidën vendimtare të mbrëmjes së sotme kundër Manchester City-t në “Orlandon përvëlues”. Bardhezinjtë dhe “qytetarët” ndajnë të njëjtin numër pikësh, por për shkak të golavarazhit më të mirë (9-1 ndaj 8-0), një barazim do t’u mjaftonte italianëve për ta mbyllur grupin G në vend të parë. Kjo e bën takimin të vlefshëm jo vetëm për prestigj, por edhe për një short më të favorshëm në fazën me eliminim direkt, ku kryesuesi i këtij grupi do të përballet me njërin mes Real Madridit, Salzburgut ose Al-Hilalit...