Botërori 2026/ Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri-Letoni, ja procedura që duhet të ndiqni

Botërori 2026/ Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri-Letoni, ja procedura që duhet të ndiqni

Nga kjo e mërkurë nis shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Lajmi u bë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit në faqen zyrtare në Facebook, ku sqarohen edhe procedurat se si mund të blihet bileta online. “Biletat mund të blihen vetëm online, në linkun e mëposhtëm: Biletat e ndeshjes Shqipëri – Letoni Procedura se si blihet bileta online: Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail. Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen. Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail) Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa,...