Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Botërori 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri-Letoni
Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se nga kjo e mërkurë nis shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Takimi do të zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania”, në ora 20:45. Biletat mund të blihen vetëm online, në linkun e mëposhtëm: Biletat e ndeshjes Shqipëri – Letoni Procedura se si blihet bileta online: Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail. Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen. Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail) Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë...