Zvërneci, flet këshilltari amerikan: Protestat po i thoni botës se “Shqipëria nuk dëshiron të bëjë biznes”

Zvërneci, flet këshilltari amerikan: Protestat po i thoni botës se “Shqipëria nuk dëshiron të bëjë biznes”

Këshilltari i lartë diplomatik amerikan, ekspert i çështjeve të Ballkanit, Iranit dhe tolerancës ndërfetare, Christopher S. Hyland, ka paralajmëruar ndaj reagimit në lidhje me ndërtimin e kompleksit resort në Zvërnec, duke thënë se nuk po kundërshtohet thjeshtë ndërtimi i një hoteli, por fillimi i marrëdhënieve të vendit tonë me shumë kompani të huaja investitore. Hyland thotë në një intervistë ekskluzive në Klan News se mesazhi që i jepet botës është se Shqipëria nuk dëshiron të bëjë biznes me kompanitë e huaja. “Pra, duke kundërshtuar këtë projekt, ju nuk po kundërshtoni vetëm ndërtimin e një hoteli apo resorti. Në fakt, ju po kundërshtoni fillimin e një marrëdhënieje me Shqipërinë nga shumë kompani. Dhe po i thoni botës se Shqipëria nuk dëshiron të bëjë biznes“, tha këshilltari i...