Zvarritet ekstradimi i ish-kryeministrit Gruevski, opozita maqedonase akuzon qeverinë për vonesa të qëllimshme

Zvarritet ekstradimi i ish-kryeministrit Gruevski, opozita maqedonase akuzon qeverinë për vonesa të qëllimshme

Procedura për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikola Gruevski nga Hungaria ka shkaktuar një përplasje të fortë politike në Maqedoninë e Veriut. Partia më e madhe opozitare, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), akuzon ministrin e Drejtësisë, Igor Fillkov, se po zvarrit me qëllim dërgimin e dokumenteve për ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria. Sipas LSDM-së, Gjykata Penale i ka përfunduar të gjitha procedurat dhe dokumentet tashmë ndodhen në Ministrinë e Drejtësisë, por nuk po dërgohen më tej, me arsyetimin se po pritet formimi i qeverisë së re hungareze më 9 maj. “Gjykata i ka mbaruar dhe dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme për ekstradim të kriminelit të dënuar Nikolla Gruevski. Tani ato dokumente janë në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa, ndërsa ministri nga ZNAM, pjesë e tender koalicionit Mickoski, nuk...