Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe
Zv.ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Driton Sulejmani, njëkohësisht edhe zëdhënës i koalicionit “VLEN”, ka garantuar se studentët shqiptarë do të kenë mundësinë të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “3D” me Alban Dudushin, ai tha se qeveria ka marrë përsipër zgjidhjen e problemit pas protestës së parë të studentëve. “Nuk është çështja e protestave, por qeveria që pas protestës së parë ka marrë përsipër zgjidhjen e problemit me të cilët ballafaqohen studentët shqiptarë në fakultetet juridike. Studentët kanë zhvilluar një takim edhe me Zv. Kryeministrin e Parë, Bekim Sali, si dhe me dy bashkëkryetarët e ‘VLEN’. Në kuadër të kësaj është krijuar një komision nga qeveria me ekspertë që janë duke gjetur një zgjidhje ligjore,...
Burimi:
javanews.al