Zjarri shkatërron tempullin historik budist në Japoni, ku ndodhet ‘flaka e përjetshme’

Zjarri shkatërron tempullin historik budist në Japoni, ku ndodhet ‘flaka e përjetshme’

Një zjarr i madh ka shkatërruar plotësisht Sallën Reikando, pjesë e tempullit budist Daishoin në ishullin Miyajima, në qytetin Hatsukaichi të prefekturës Hiroshima në Japoni. Tempulli është i njohur për “flakën e përjetshme”, e cila sipas historisë ka qenë duke u djegur pandërprerë për rreth 1,200 vjet. Mediat japoneze raportojnë se murgjit arritën ta zhvendosin flakën në një vend tjetër përpara se zjarri të përhapej në sallë. Sipas autoriteteve, ekziston dyshimi se vetë “flaka e përjetshme” mund të ketë qenë shkaku i zjarrit, megjithëse hetimet për rrethanat e plota të incidentit janë ende në zhvillim. Japan Times kujton se Salla Reikando ishte përfshirë nga flakët edhe në vitin 2005, por atëherë “flaka e përjetshme” kishte mbijetuar pa u fikur. Raportet e para për zjarrin u...