Zjarri pranë një baze ushtarake në Holandë detyron evakuimin e aeroportit Kempen, thatësira rrit rrezikun e përhapjes së flakëve
Autoritetet në Holandë evakuuan një aeroport në jug të vendit, pasi një zjarr i madh shpërtheu pranë një qendre stërvitore ushtarake, duke alarmuar shërbimet e emergjencës dhe duke ndërprerë aktivitetin në zonë. Sipas zyrtarëve, zjarri u regjistrua pranë një qendre stërvitjeje ushtarake në provincën Limburg, ndërsa aeroporti Kempen, një nga më të ngarkuarit në vend, u përfshi nga masat e evakuimit si masë parandaluese.Në një distancë rreth 40 kilometra më në lindje, pranë kufirit gjermano-holandez, një tjetër vatër zjarri shpërtheu gjithashtu pranë një zone stërvitore ushtarake. Një incident i tretë i ngjashëm ishte raportuar më herët këtë javë në veri të vendit, duke shtuar shqetësimet për përhapjen e zjarreve. Forse brandweerinzet en #GRIP2 bij brand bij de Geuzendijk, Weert. NL-Alert ivm de rook richting gemeente...
Burimi:
top-channel.tv