ZJARRET NE SPANJE, BILANCI DYMBEDHJETE VIKTIMA
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri të madh pyjor që shpërtheu në Los Gallardos, në provincën juglindore të Almerías, njoftuan autoritetet rajonale të Andaluzisë. Zjarri ka detyruar gjithashtu evakuimin e rreth 1 000 banorëve dhe ka shkaktuar mbylljen e disa rrugëve. Sipas autoriteteve, disa nga viktimat u gjetën brenda automjeteve të përfshira nga flakët. Dëshmitarët dyshojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga rrëzimi i një linje elektrike, por shkaku zyrtar ende nuk është konfirmuar. Rreth 150 zjarrfikës, të mbështetur edhe nga Njësia Ushtarake e Emergjencave (UME), po punojnë për të vënë nën kontroll flakët pranë fshatit Bédar. Mes të plagosurve, një person është shtruar në spital për shkak të thithjes së tymit,...
Burimi:
ntv.al