Zjarret në pyje kërcënojnë cilësinë e ajrit në Kanada dhe SHBA: Toronto po bëhet i verdhë
Cilësia e ajrit në Toronto ishte më e keqja se çdo qytet tjetër i madh në botë sot, ndërsa tymi nga zjarret në veriperëndim të Ontarios mbuloi qiellin dhe u përhap në verilindje të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar paralajmërime shëndetësore dhe thirrje për banorët që të kufizojnë aktivitetet në natyrë. Agjencia Kanadeze për Mbrojtjen e Mjedisit tha se cilësia e ajrit në Toronto u klasifikua si "rrezik shumë i lartë" dhe parashikimet treguan se kushte të tilla mund të zgjasin deri të enjten në mbrëmje, raporton Reuters. Nju Jorku filloi të ndjejë efektet disa ditë para se Nju Xhersi të ishte planifikuar të priste finalet e Kupës së Botës. Autoritetet lokale lëshuan një paralajmërim pasi cilësia e ajrit arriti nivele kërcënuese për shëndetin dhe...
Burimi:
syri.net