Zjarr masiv në Toskana të Italisë, evakuohen mbi 3000 banorë
Një zjarr i madh ka shpërthyer prej disa ditësh në pyjet e Toskanës, në Itali. Rreth 3,000 banorë, sipas autoriteteve lokale janë evakuuar nga zonat e prekura. Erërat e forta po ndikojnë në rritjen e flakëve, duke i penguar zjarrfikësit të vënë situatën nën kontroll. Zjarri vazhdon të përhapet, duke çuar në zgjerimin e zonave të evakuimit. Sipas raporteve paraprake, zjarri filloi nga një pemë ulliri që nuk u shua në kohë. Flaka u përhap shpejt në zonën përreth. Zjarrfikësit janë në vendngjarje. Evakuime të mëtejshme janë të mundshme nëse situata përkeqësohet. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv