Zjarr i përmasave të mëdha në Spanjë, digjen mbi 45 mijë hektarë tokë
Një zjarr i përmasave të mëdha që shpërtheu në Ores, pranë Zaragozës në verilindje të Spanjës, ka djegur tashmë mbi 45 mijë hektarë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se do të duhen disa ditë për ta vënë situatën nën kontroll. Sipas Roberto Bermúdez de Castro, përfaqësues i qeverisë rajonale të Aragonës, bëhet fjalë për një zjarr me karakteristika komplekse, ndaj operacionet për shuarjen e tij dhe sigurimin e perimetrit do të zgjasin disa ditë. Ai bëri të ditur se shumë fshatra janë evakuuar, ndërsa disa rrugë janë mbyllur për të garantuar sigurinë e banorëve. Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar për viktima. Në një reagim në platformën X, kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, tha se po e ndjek nga afër zhvillimin e situatës dhe u bëri...
Burimi:
vizionplus.tv