Zgjedhjet e pjesshme lokale në Serbi, sulmohen dhe kërcënohen vëzhguesit e qendrave të votimit

Zgjedhjet e pjesshme lokale në Serbi, sulmohen dhe kërcënohen vëzhguesit e qendrave të votimit

Pamje nga qendrat e votimit BEOGRAD- Gjatë ditës së sotme u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale në 10 qytete të Serbisë. Mediat vendase raportojnë se votimi u zhvilluar me tensione të larta, përplasje fizike dhe një kontroll i fortë i votuesve. Në zgjedhje kanë marrë pjesë kandidatë nga lëvizja e studentëve, opozita dhe partia që qeverisë vendi. Procesi u monitorua nga një numër rekord vëzhguesish vendas dhe të huaj. Incidentet e shumta tëraportuara gjatë ditës kanë ngritur shqetësime mbi integritetin e procesit. Në qytetin Kula, situata ka qenë e tensionuar pranë kafeneve ku janë mbledhur aktivistë të Partisë Progresive Serbe (SNS) që është në pushtet. Qytetarët dyshojnë për blerje votash dhe lista paralele në lokale të ndryshme. Gjithashtu, simpatizantë të SNS-së, partisë së presidentit serb...