Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, KQZ miraton afatet: Fushata nis nga 28 maji, buxheti 10.8 milionë euro

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, KQZ miraton afatet: Fushata nis nga 28 maji, buxheti 10.8 milionë euro

foto ilustruese KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Sipas Komisionit, fushata zgjedhore do të nisë nga 28 maji, ndërkohë që organizimi i zgjedhjeve do të kushtojë mbi 10 milionë e 800 mijë euro, saktësisht 10,887,186.445 euro. Lista e qendrave të votimit do të publikohet më 5 maj. Për votuesit jashtë Kosovës, regjistrimi do të bëhet nga 6 deri më 17 maj, ndërsa votimi me postë do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor. Në mbledhjen e të premtes, KQZ-ja mori vendim për caktimin e afateve dhe miratoi planin e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili përfshin, ndër të tjera: deklarimin e partive politike për pjesëmarrje/mospjesëmarrje në zgjedhje; deklarimin e...