Zgjedhje lokale në Britani, sondazhet paralajmërojnë rritje të Reform UK dhe tronditje për Laburistët

Zgjedhje lokale në Britani, sondazhet paralajmërojnë rritje të Reform UK dhe tronditje për Laburistët

Britanikët i janë drejtuar kutive të votimit këtë të enjte, më 7 maj, në zgjedhjet lokale që po shihen si testi më i rëndë për kryeministrin Keir Starmer që nga ardhja e tij në pushtet në korrik 2024. Në Angli do të rinovohen më shumë se 5 mijë vende në 136 këshilla lokalë. Po ashtu votohet për gjashtë kryebashkiakë të zgjedhur drejtpërdrejt dhe për parlamentet e devolvuara në Skoci e Uells. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe do të mbyllen në 22:00, ndërsa shumica e rezultateve priten deri të premten pasdite. Partia Laburiste hyn në këto zgjedhje pas një rënieje të ndjeshme në sondazhe, pavarësisht shumicës së madhe parlamentare që siguroi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024. Sondazhet parashikojnë një rritje të fortë të...