Zëra nga Irani/ Frikë dhe paralajmërime për një regjim më të dhunshëm pas luftës
Qytetarët në Iran kanë ndarë shqetësimet e tyre lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme. Për BBC, një grua rreth të njëzetave shprehet se dëshiron që gjithçka të përfundojë sa më shpejt. “Nuk di si të ndihem”, thotë ajo, duke shtuar se nuk dëshiron të mendojë për hapat e ardhshëm. Sipas saj, edhe nëse lufta përfundon dhe shpërthimet ndalen, Irani do të mbetet me “një regjim shumë të dobët”, i cili megjithatë “vazhdon të ketë pushtet mbi popullin”. Ajo paralajmëron se një situatë e tillë mund ta bëjë regjimin “edhe më të dhunshëm”. Ndërkohë, një i ri nga Teheran e cilëson si “interesant” mohimin nga ana e autoriteteve iraniane të negociatave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Çdo gjë që ndodh mohohet”, shprehet ai. Ai thekson se...
Burimi:
ntv.al