Zelensky: Ukrainasit nuk do të pranojnë kurrë një marrëveshje paqeje të njëanëshme

Zelensky: Ukrainasit nuk do të pranojnë kurrë një marrëveshje paqeje të njëanëshme

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në një intervistë me ‘Axios’, se populli ukrainas nuk do të pranojë një marrëveshje paqeje që do të tërhiqte në mënyrë të njëanshme forcat ukrainase nga Donbasi lindor dhe do t’ia dorëzonte atë Rusisë, ndërsa në Gjenevë po zhvilloheshin negociata të reja. Në kohën e intervistës të martën, negociatorët ukrainas dhe rusë po zhvillonin një raund të tretë bisedimesh të drejtpërdrejta në Gjenevë, me pikën kryesore të mosmarrëveshjes që ishte kontrolli i Donbasit, rreth 10 për qind e të cilit mbetet nën kontrollin e Ukrainës. “Rusia dëshiron që lufta të përfundojë” Zelensky tha se ndërmjetësit amerikanë Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner i thanë se Rusia dëshiron sinqerisht t’i japë fund luftës dhe se ai duhet të koordinohet me ekipin e...