Zelensky shkarkon ambasadoren e Ukrainës në SHBA, ajo flet për dorëheqje personale
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një dekret për shkarkimin e ambasadores së vendit në Shtetet e Bashkuara, Olha Stefanishyna. Vetë Stefanishyna deklaroi se largimi i saj ishte një vendim personal dhe jo rezultat i presioneve politike, duke theksuar se do të vazhdojë të punojë në shërbim të Ukrainës nga çdo detyrë që do t’i besohet. Shkarkimi i saj vjen në një periudhë riorganizimesh në qeverinë dhe udhëheqjen ushtarake të Ukrainës, ndërsa posti i ambasadorit në Uashington konsiderohet kyç për marrëdhëniet me aleatin më të rëndësishëm të Kievit. Në një postim në Facebook, Stefanishyna shpjegoi se vendimi për t’u larguar lidhej me arsye personale, të cilat, sipas saj, i kishte bërë të ditura më herët. Ajo bëri edhe një bilanc të punës së saj,...
Burimi:
vizionplus.tv