Zelensky: Rusia po përpiqet ta përfshijë edhe Bjellorusinë në luftë

Zelensky: Rusia po përpiqet ta përfshijë edhe Bjellorusinë në luftë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi Rusinë se po përpiqet ta tërheqë Bjellorusinë më thellë në luftën kundër Ukrainës. Zelensky pretendoi se Rusia po shqyrton operacione nga territori i Bjellorusisë në drejtimin Çernihiv-Kiev të Ukrainës ose potencialisht kundër një shteti anëtar të NATO-s. “Ne e dimë se kanë ndodhur kontakte shtesë mes rusëve dhe Aleksandr Lukashenkos, me qëllim bindjen e tij për t’u bashkuar me operacione të reja agresive ruse”, tha Zelensky në platformën amerikane X. Ai paralajmëroi se Ukraina do të mbrohet “pa asnjë dyshim” nëse presidenti bjellorus Aleksandr Lukashenko vendos të mbështesë planet e Rusisë. “I kam udhëzuar Forcat tona të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Ukrainës që të forcojnë drejtimin përkatës dhe të paraqesin planin e reagimit, i cili do të shqyrtohet dhe...