Zelensky: Rusia kërkon leje nga ne për paradën dhe më pas vazhdon të vrasi njerëz
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka akuzuar Rusinë se po përdor armëpushimin e shpallur për festimet e 9 Majit vetëm për interesat e saj politike dhe ushtarake. Në një mesazh të publikuar së fundmi, Zelensky tha se Moska kërkon “leje” nga Ukraina për të zhvilluar paradën në Sheshin e Kuq dhe më pas të vazhdojë sulmet. “Rusia kërkon lejen tonë për të bërë paradë në Sheshin e Kuq për një orë dhe më pas të vazhdojë të vrasë njerëz”, deklaroi presidenti ukrainas. Ai e cilësoi logjikën e udhëheqjes ruse si “të çuditshme dhe të papranueshme”. Zelensky tha gjithashtu se Ukraina kishte propozuar armëpushim, por sipas tij Rusia është përgjigjur me sulme dhe kërcënime. Presidenti ukrainas u bëri thirrje edhe liderëve të vendeve që planifikojnë të...
Burimi:
vizionplus.tv