Zelensky ngre alarmin/ Rusia po përgatitet për mijëra trupa të rinj nga Koreja e Veriut dhe mobilizim të ri
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia po përgatitet të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake me ndihmën e Koresë së Veriut dhe një valë të re mobilizimi. Sipas Zelenskyt, Moska synon të marrë rreth 30 mijë trupa të tjerë nga Koreja e Veriut, ndërsa Pheniani po përgatitet të furnizojë Rusinë edhe me lëshues të rinj për raketa balistike. ‘Rusia dëshiron të marrë 30,000 trupa të tjera nga Koreja e Veriut. Që nga qershori, në rajonin Voronezh kanë nisur përgatitjet për pritjen e tyre’, tha Zelensky. Ai paralajmëroi se bashkëpunimi ushtarak mes Moskës dhe Phenianit përbën kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por edhe për vendet aziatike që ndodhen brenda rrezes së raketave të Koresë së Veriut. Kreu i shtetit ukrainas tha gjithashtu se...
Burimi:
syri.net