Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka shkruar letër të hapur homologut të vet rus, Vladimir Putin, duke i bërë thirrje për të marrë pjesë në një takim mes dy udhëheqësve në një vend neutral, për të arritur marrëveshje për përfundimin e luftës. Në letër thuhet se, meqë Uashingtoni është “plotësisht i përqendruar” në konfliktin me Iranin, “do të ishte gabim të pritej” që kjo gjendje të ndryshojë. Megjithatë, në letër thuhet gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane duhet të përfshihen në procesin e paqes. “Ukraina është e gatshme për një armëpushim të plotë gjatë gjithë kohëzgjatjes së bisedimeve. Kjo është praktikë standarde dhe zhvillimet e tanishme rreth Iranit vetëm sa e përforcojnë këtë argument”, shkroi Zelensky, duke propozuar gjithashtu shkëmbimin e të...