Zelensky akuzon sërish Rusinë për shkelje të armëpushimit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi sot se Rusia ka shpërfillur thirrjen e Kievit për ndërprerjen e luftimeve, duke raportuar mbi 1 800 shkelje të armëpushimit të shpallur në mënyrë të njëanshme. “Deri më sot, mund të konfirmojmë se pala ruse ka prishur regjimin e armëpushimit”, shkroi Zelensky në platformën X. Ai theksoi se Kievi do të vendosë për hapat e mëtejshëm sot në mbrëmje, bazuar në raportet ushtarake dhe të shërbimeve sekrete. Ukraina shpalli armëpushimin në fuqi nga mesnata e së mërkurës (21:00 GMT të martën) dhe i bëri thirrje Rusisë t’i bashkohej atij. Megjithatë, Moska njoftoi më herët se armëpushimi i saj do të hynte në fuqi të premten, në kuadër të festimeve të Ditës së Fitores më 9 maj, që përkujton humbjen e...
Burimi:
vizionplus.tv