Zbulohen lidhjet e familjes së oligarkut ukrainas në arrati me Rusinë
Një kompani e sanksionuar minerare, e cila më herët ishte në pronësi të ndërmarrjes së një oligarku ukrainas të dyshuar për tradhti dhe që vazhdon të mbetet në duart e familjes së tij, vazhdon të operojë dhe i paguan miliona taksa Moskës, gjeti një hulumtim i Radios Evropa e Lirë. Skemat, njësia hulumtuese e Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, po ashtu gjeti se miliarderi dhe ish-deputeti Vadym Novynskiy duket se është vendosur në Kroaci, ku ka regjistruar vendbanimin dhe vitin e kaluar ka blerë një pronë të madhe afër Zagrebit. Novynskiy, 62 vjeç, dyshohet për tradhti për shkak të aktiviteteve të supozuara në emër të Kishës Ortodokse Ruse, e cila mbështet luftën e Moskës kundër Ukrainës, dhe ai u fut në listën e...
Burimi:
syri.net