Xi: Kina dhe Serbia duhet të forcojnë besimin dhe bashkëpunimin për një të ardhme të përbashkët

Xi: Kina dhe Serbia duhet të forcojnë besimin dhe bashkëpunimin për një të ardhme të përbashkët

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka thënë sot se Kina dhe Serbia duhet të forcojnë shkëmbimet, të thellojnë besimin e ndërsjellë dhe të zgjerojnë bashkëpunimin për të çuar përpara partneritetin e tyre gjithëpërfshirës strategjik. Xi i ka bërë këto deklarata gjatë një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Pekin, sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning. Udhëheqësi 72-vjeçar kinez ka theksuar përvojat historike të përbashkëta të popullit kinez dhe ati serb, duke thënë se të dy kombet kanë kaluar vështirësi dhe arritje që kanë formuar një “karakter këmbëngulës dhe të vendosur”. Xi ka thënë se të dy vendet janë të përkushtuara për mbrojtjen e pavarësisë dhe dinjitetit kombëtar, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit paqësor, barazisë dhe drejtësisë. Sipas zëdhënëses, Xi ka...