Xhelozia e ‘première dame’/ Brigitte kontrollon femrat që aplikojnë për punë te Macron
Brigitte Macron dhe bashkëshorti i saj, Emmanuel Macron, president i Francës janë rikthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të librit “Un Couple (Presque) Parfait”, një biografi e re nga gazetari Florian Tardif, e cila hedh dritë mbi marrëdhënien e tyre personale dhe jetën brenda Pallatit Elysee. Libri paraqet një tablo të një martese të mbushur me tensione, xhelozi dhe ndikim të fortë të Zonjës së Parë në jetën politike dhe personale të Presidentit francez. Sipas autorit, Brigitte Macron, 73 vjeç, i konsideron gratë përreth bashkëshortit të saj si “grabitqare” dhe thuhet se kontrollon personalisht kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elysee. Sipas pretendimeve të librit, Zonja e Parë kërkon të shohë fotografitë e çdo gruaje që aplikon për poste pranë presidencës franceze...
Burimi:
ntv.al