Vritet me armë zjarri kryebashkiaku në Meksikë
Kryetari i bashkisë së San Miguel Amatitlan, një qytet me rreth 7 mijë banorë në shtetin Oaxaca të Meksikës jugore, është vrarë nga disa persona të armatosur. Sipas Prokurorisë së shtetit Oaxaca, viktima, Joel Angel Bravo Martinez, ra pre e një sulmi të armatosur. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes. Zona ku ndodhi sulmi njihet për aktivitetin e grupeve kriminale, të cilat përplasen vazhdimisht për kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës. Guvernatori i Oaxaca-s, Salomon Jara, dënoi ashpër vrasjen e kryebashkiakut, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë dhune. Në një reagim publik, ai theksoi se autoritetet nuk do të lejojnë që dhuna të mbizotërojë mbi ligjin dhe vullnetin e komuniteteve lokale. Prokuroria bëri të ditur...
Burimi:
vizionplus.tv