Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Vritet drejtuesi i trenit në stacionin e Bolonjës, u godit me thikë në bark, autori largohet me vrap
Një drejtues treni 34-vjeçar i Trenitalia-s, Alessandro Ambrosio, u gjet i vrarë me thikë pranë parkingut në sheshin perëndimor të stacionit të Bolonjës. Nga hetimet e para dyshohet se punonjësi i Trenitalia nuk ishte në detyrë në momentin e ngjarjes, ndërsa pa jetë u gjet nga nga një punonjës i Trenitalia-s. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve, ndërsa nga pamjet e kamerave të sigurisë është parë se autori është larguar me vrap pas ngjarjes. Ky i fundit ende nuk është arrestuar. Top Channel