Vrau turisten 38-vjeçare në Greqi dhe trupin e futi në një valixhe, arrestohet autori i dyshuar! Policia: I riu ka pranuar krimin

Vrau turisten 38-vjeçare në Greqi dhe trupin e futi në një valixhe, arrestohet autori i dyshuar! Policia: I riu ka pranuar krimin

Policia greke thotë se ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili dyshohet se ka vrarë një shtetase skoceze, trupi i të cilës u gjet brenda një valixhe në një ndërtesë të braktisur në Athinë. Viktima është identifikuar si Elisabeth-Jane Ross, 38 vjeçe, e njohur nga familjarët e saj si Lisa. Trupi i saj u gjet më 18 korrik në zonën e Kypselit, në Athinë, disa ditë pasi ishte raportuar e zhdukur. Sipas policisë greke, hetimi u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet në SHBA, Britani të Madhe dhe Skoci. Pas analizimit të provave dhe pamjeve filmike, hetuesit identifikuan një 26-vjeçar si person të lidhur me ngjarjen. Mediat britanike raportojnë se i dyshuari është me origjinë nga Afganistani. Policia bëri të ditur se i riu u shoqërua në...