Vrasja e ish-ministres britanike Ann Widdecombe, arrestohet një 26-vjeçar
Policia ka nisur një hetim për vrasje lidhur me vdekjen e Ann Widdecombe dhe është arrestuar një burrë 26-vjeçar, britanik me ngjyrë të bardhë, shkruan BBC. Policia e Devon dhe Cornwall bën të ditur se ish-ministrja konservatore 78-vjeçare, e cila më pas u bë zëdhënëse e partisë “Reform UK”, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Dartmoor, Devon, mëngjesin e së enjtes, me lëndime të rënda. Një burrë 26-vjeçar është arrestuar me dyshimin për vrasje në lidhje me incidentin, tha policia. Ndihmës Shefi i Policisë së Devon dhe Cornwall, Matt Longman, tha në një konferencë për shtyp se nuk kishte “asnjë informacion se ky është një krim i motivuar politikisht” dhe gjithashtu konfirmoi se incidenti nuk po trajtohej si i lidhur me terrorizmin. Më parë, policia...
Burimi:
javanews.al