Vrasja e britanikes në Athinë, zbulohen pamjet kur 26-vjeçari ka transportuar valixhen me trupin e saj!

Vrasja e britanikes në Athinë, zbulohen pamjet kur 26-vjeçari ka transportuar valixhen me trupin e saj!

Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e 38-vjeçares britanike në Athinë. Qetësia dhe mënyra e planifikuar e veprimit të 26-vjeçarit afgan pas vrasjes së britanikes 38-vjeçare janë zbuluar përmes pamjeve filmike që policia ka gjetur gjatë hetimeve për ngjarjen. Në video, i riu shfaqet në qendër të Athinës, menjëherë pasi ka marrë një valixhe të madhe udhëtimi, të cilën e tërheq në rrugë, duke krijuar pamjen e një personi që thjesht po përgatitej të udhëtonte dhe po transportonte sendet e tij personale. Por, sipas hetuesve, në atë valixhe ndodhej trupi i viktimës së tij, 38-vjeçares britanike Elizabeth Ross, të cilin ai e kishte vendosur aty pak pas vrasjes. Dyshohet se pasi kishte planifikuar ta hidhte trupin në një banesë të braktisur në zonën e...