Votim i detyruar në Kongres, qeveria amerikane: Lufta me Iranin ka përfunduar

Votim i detyruar në Kongres, qeveria amerikane: Lufta me Iranin ka përfunduar

E gjendur përballë një votimi të detyrueshëm me ligj në Kongres, qeveria amerikane e konsideron të përfunduar luftën me Iranin, e pohuar kjo nga një përfaqësues i saj. Ligji “War Powers Resolution” i vitit 1973 parashikon që një operacion ushtarak të përfundojë brenda 60 ditësh; në të kundërt, Shefit të Shtëpisë i nevojitet miratimi i Kongresit. Afati prej 60 ditësh për luftën e Iranit përfundon sot. Por zyrtari në fjalë pretendon se rrjedha e këtij afati është ndërprerë nga armëpushimi që ka hyrë në fuqi më 7 prill. “Që nga e marta, nuk ka pasur shkëmbim zjarri midis forcave amerikane dhe Iranit,” citohet ai nga mediat amerikane. Edhe ministri i Mbrojtjes, Pete Hegseth, iu referua armëpushimit gjatë një dëgjimi në Senat. Ai theksoi se qeveria...